image Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj publikon pamjet

Bota e Yjeve

Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj publikon pamjet

news image

Parukieri i Kim Kardashian, Chris Appleton nuk mund të mos bënte humor me 40 vjeçaren, pasi ajo u përpoq të flinte gjatë seancës së saj të fundit të makijazhit.

Appleton publikoi një fotografi, që e shfaqte atë duke fjetur në karrigen e sallonit, ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram: “Të dua Kim”, shkruan DailyMail.

Dukej sikur Kardashian ishte rutinë e bukurisë, me një fytyrë me makijazh të plotë ndërsa mbështetej në karrige me sytë e mbyllur dhe me gojën hapur.

Me të parë që imazhi i saj u publikua në Instagram, super ylli nuk u kënaq nga fotografia, duke komentuar: “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”.

Por miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e donin momentin e çiltër, duke shkruar: ‘Bukuroshja e Fjetur’ në një koment.

Kim ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, që pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West.

Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre dhe burimet thonë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen e tyre.

Kim ka pasuri në vlerë pothuajse një miliard dollar falë produkteve të grimit, aromës dhe linjës së të brendshmëve, ndërsa reperi ka pasuri në vlerë 1.3 miliard dollarë falë muzikës, koncerteve dhe firmës së këpucëve.

Një burim ka pohuar se ata kanë në plan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në Kaliforni, pavarësisht se Kanye West ndan jetën e tij mes Los Angeles dhe Wyoming.

/GazetaSinjali/