image Kim Kardashian suprizon me modelin e ri të flokëve, shndërrohet si një kukull ‘Barbie’

Bota e Yjeve

Kim Kardashian suprizon me modelin e ri të flokëve, shndërrohet si një kukull ‘Barbie’

news image

Së bashku me ardhjen e sezonit të ri vijnë dhjetëra tendenca të reja dhe Kim Kardashian sapo ka zbuluar modelin e fundit të flokëve.

Kardashian ka postuar një video të shkurtër në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën e shohim duke pozuar para pasqyrës në dollapin e saj.

Në video, Kim Kardashian ka veshur një fustan të shkurtër, por ato që kanë tërhequr vëmendjen më shumë janë flokët e saj.

“Balenci Barbie”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

E stiluar nga parukieri i saj personal i flokëve, Chris Appleton, modeli i flokëve është një topuz i shkrirë me kujdes me volum intensiv dhe balluke të gjata franceze të stiluara në kaçurrela të mëdha, frymëzuar nga ato të Brigitte Bardot.

Ashtu siç pritej, Kim Kardashian mori mijëra komente për pamjen e saj të re, të gjitha pozitive. Gjithsesi, ne gjetëm modelin tonë të vjeshtës.

/GazetaSinjali/