image Kim Kardashian pritet nga Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për reformën e drejtësisë penale

Botë

Kim Kardashian pritet nga Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për reformën e drejtësisë penale

news image

Kim Kardashian është pritur nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar për reformën e drejtësisë penale.

Takimi u bë një ditë pasi Biden fali 11 persona dhe ua zbuti dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra jo të dhunshme të drogës.

Harris falënderoi Kardashian, e cila vizitoi Shtëpinë e Bardhe disa herë gjatë administratës Trump për të nxitur reformën e drejtësisë penale.

“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, tha Kardashian, e cila shtoi se ishte “shumë e emocionuar”.

/GazetaSinjali/