Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, mbushi 40 vjet të hënën por pa festime publike të paralajmëruara në shtëpi.
Ai hyri në vitin e ri me breshëri artilerie në det dhe u zotua të zgjerojë arsenalin e tij bërthamor, raporton Associated Press.
Që nga marrja e pushtetit në fund të vitit 2011, Kim, gjenerata e tretë e familjes së tij që sundon Korenë e Veriut, besohet se ka krijuar një lidership absolut të ngjashëm me paraardhësit e tij. Por ditëlindja e tij ende nuk është festuar zyrtarisht, ndryshe nga babai i tij i ndjerë Kim Jong Il dhe gjyshi Kim Il Sung.
Ditëlindjet e tyre janë dy nga festat më të mëdha të Veriut dhe shënohen me bujë të madhe, fushata besnikërie dhe ndonjëherë parada masive ushtarake.
Të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut publikoi një artikull të gjatë duke lavdëruar udhëzimet e Kim për projektet e mëdha të ndërtimit në dekadën e kaluar. Ajo gjithashtu raportoi se Kim vizitoi një fermë pulash me vajzën e tij një ditë më parë. Por nuk përmendi ditëlindjen e tij.