Sipas asaj që shkruan kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, ky qytet po i kthehet normalitetit pasiqë janë rihapur kafenetë, dyqanet dhe parukeritë.
Klitschko njoftoi se mbrojtja e Kievit po vazhdon dhe infrastruktura më e rëndësishme e qytetit është në funksion.
Ai shton se individët privatë po vazhdojnë gradualisht të punojnë në Kiev.
“Në veçanti, dyqanet ushqimore, kafenetë, parukierët, stacionet e shërbimit po rihapen”, shkroi Klitschko në Instagram.