image Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë kosovarë, Petkoviq mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Siguri

Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë kosovarë, Petkoviq mban konferencë të jashtëzakonshme për media

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, sot më 14 qershor në ora 16:00 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në sallën e shtypit të Qeverisë së Serbisë.

Konferenca raportohet se ka të bëjë lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë kosovarë nga forcat serbe në Veri.

Siç ka raportuar mediumi i afërt me Aleksander Vuçiq, Novosti, bëhet fjalë për Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafa Shemin, teksa janë publikuar edhe pamje gjatë arrestimit të tyre.

Pas kidnapimit të policeve, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.” – ka thënë ai.

/GazetaSinjali/