image Kiara tregon se çfarë do të ndodh me instagramin e Luizit, zbulon mesazhet nga fanset e flakta

Bota e Yjeve

Kiara tregon se çfarë do të ndodh me instagramin e Luizit, zbulon mesazhet nga fanset e flakta

news image

Për shkak të numrit të madh të ndjekësve, instagrami i Luiz Ejllit ka nxitur debate të shumta.

Në fillim faqen e tij zyrtare e menaxhonte një shoqe e këngëtarit, më pas motra e tij dhe së fundmi Top Channel kishte bërë kërkesë për menaxhimin e profilit, gjë që rezultoi në mbylljen e tij.

Pak ditë më parë Kiara e dashura e Luizit, ka hapur një llogari të re për të cilën kujdeset vet.

Ajo në Fan Club ka bërë të ditur se do ta menaxhojë deri me daljen e Luizit nga shtëpia e Big Brother.

Sa për kuriozitet Kiara gjthashtu ka ndarë disa nga mesazhet që I vijnë të dashurit të saj nga fanset.

 “Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha Kiara.

Deri tani Luizi numëron 330 mijë ndjekës.

/GazetaSinjali/