Luiz, Kiara, Kristi, Beati dhe Keisi ndodheshin te dhoma e gjumit duke bërë muhabet dhe zbuluan se kur kishin dhënë puthjen e parë.
Pasi pyeti Beatin, i cili tha ka qenë 17 vjeç kur ka dhënë puthjen e parë, Luizi ishte kurioz të dinte për partneren e tij, Kiarën.
Moderatorja e njohur zbuloi se në moshën 17-vjeçare ka puthur për herë të parë dhe Luizi ngeli pa fjalë. Ai i tha disa herë: “Turp, turp, turp”.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Sa vjeç ke qenë kur ke puthur për herë të parë?
Kiara: 17
Luizi: Turp të kesh, turp.
Kiara: Pse turp, ça ka për turp?
Luizi: Turp të kesh.
Ndërkohë kujtojmë se Kiara ka zbuluar brenda ‘Big Brother’ se lidhjen e saj të parë e ka pasur me një djalë të huaj. Ndoshta ai ka qenë ‘fatlumi’ që i rrëmbeu moderatores puthjen e parë.