Kiara Tito është përlotur ditën e sotme dhe shkak është bërë sjellja ndaj saj nga ana e Luiz Ejllit. Ky i fundit ka që mbrëmë që i flet ftohtë dhe i ka thënë që i janë mbledhur shumë gjëra dhe nuk duron më.
Por jo vetëm kaq, këngëtari i ka thënë disa herë që të durojë deri të shtunën dhe aty do kuptojë çdo gjë. E gjithë kjo është një rreng nga ana e tij, pasi duket se ka përgatitur një surprizë për të gjatë ‘Prime’-t.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Zëre se nuk më ke në shtëpi. Do kalojë, ndihem shumë keq dhe nuk e mohoj dot. Ndihem shumë keq me gjërat që më the. Nëse nuk e ke kuptuar nuk bëj dot gjëra kot, as në lojë. Është një gjë më e madhe se loja tani.
Luizi: Mblidhe veten dhe mos rri kështu
Kiara: Si do ndiheshe ti?
Luizi: Njësoj
Kiara: Nuk kam fuqi tani, ma ke prerë.
Luizi: Ku ishte? Se thashë jam i turbullt
Kiara: Nuk kam të njëjtin karakter si ti. Jo se nuk luftoj për gjërat e mia. Po kur të shoh konfuz të lë hapësirë.
Luizi: Nuk të thashë nuk po ec mes nesh. Nuk të thashë dyshoj të dua apo jo. Jam kaq lëmsh në tru, sa dua pak kohë të vendos gjërat në vijë. Ça barriere të vendose, se jam konfuz me gjërat këtu brenda dhe me ty.
Kiara: Ok
Luizi: Ti, loja jote në shtëpi, marrëdhënia jote me banorët, me Efin, marrëdhënia ime me ty, banorët dhe Efin. Qëllimi që kam unë, qëllimi që ke ti.
/GazetaSinjali/