image KGJK nis hetim disiplinor ndaj gjykatësit Sejrani për komunikimet me të akuzuarin Pulaj

Drejtësi

KGJK nis hetim disiplinor ndaj gjykatësit Sejrani për komunikimet me të akuzuarin Pulaj

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar hetim disiplinor ndaj gjykatësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani.

Hetimi disiplinor ndaj tij është iniciuar nga KGjK-ja pasi gjykatësi Sejrani nuk e kishte njoftuar kryetaren e kësaj gjykate, Shpresa Emra, se kishte pasur kontakte me të akuzuarin Shkodran Pulaj, të cilin po e gjykonte për shitblerjen e narkotikëve.

Lajmin e ka konfirmuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me datë 11 prill 2024 ka pranuar nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, si Autoritet Kompetent një kërkesë për fillimin e hetimit disiplinor ndaj një gjyqtari”.

“Të njëjtën ditë, me 11 prill 2024 Këshilli ka themeluar panelin hetimor për rastin disiplinor të evidentuar Nr.AD/KGJK/01/2024/GJTHPZ-AD/GJTHPZ/3/24. Paneli hetimor, bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Rregullores për Procedurën Disiplinore të gjyqtareve është duke e zhvilluar hetimin disiplinor”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/