image KFOR zhvillon trajnim evakuimi në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në situata emergjente

Siguri

KFOR zhvillon trajnim evakuimi në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në situata emergjente

news image

Ushtarët e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, pjesë e Komandës Rajonale West dhe Ekipeve të Monitorimit të Ndërlidhjes, zhvilluan trajnime evakuimi në komunën e Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, duke vepruar si Forca e Reagimit të Shpejtë, simuloi një skenar krize për evakuimin e një ekipi austriak LMT.

Ky trajnim synon të forcojë bashkëpunimin dhe gatishmërinë për menaxhimin efikas të situatave emergjente në zonë.

“KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së për sigurimin e paqes dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/