image KFOR shton prezencën në Veri- vendosen kordon me blinda dhe tela të gjembuar (FOTO)

Sinjalizime

KFOR shton prezencën në Veri- vendosen kordon me blinda dhe tela të gjembuar (FOTO)

news image

KFOR ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia te pika kufitare në Jarinjë para rreth një ore, raporton Gazeta Sinjali.

Kordonët janë vendosur në mes bazës së Policisë Kufitare dhe vendkalimit kufitare, siç shihet në foton e mëposhtme.

Jarinje
Jarinje

Ndryshe, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.

Sipas një njoftimi për media, stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe ‘konsistojnë në një seri të simulimeve taktike dhe aktiviteteve logjistike, përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.

Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

KFOR-i ka bërë të ditur më 16 dhjetor se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato.

/GazetaSinjali/