image KFOR reagon pas deklaratës së deputetes britanike: S’ka dëshmi për kontrabandë të armëve në kisha

Siguri

KFOR reagon pas deklaratës së deputetes britanike: S’ka dëshmi për kontrabandë të armëve në kisha

news image

Misioni i KFOR-it ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes britanike, Alicia Kearns e cila tha se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. 

Në një përgjigjie drejtuar mediave, KFOR ka thënë se nuk ka asnjë provë për kontrabandën e supozuar të armëve përmes vijës administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca.

KFOR-i deklaroi se ngjarja e përmendur dje nga deputetja britanike Alicia Kearns i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusiliers ishte i angazhuar në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it.

“Prezenca e supozuar e paligjshme e armëve u raportua në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk doli asnjë provë për atë që u raportua. Nuk ka asnjë dëshmi për kontrabandën e supozuar që ishte kryer përtej vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kishën Ortodokse në ambulancë”, ka thënë KFOR-i.

Ata po ashtu theksuan se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është përgjegjësi e organizatave të sigurisë së Kosovës.

Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns dje ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për pjesëmarrje në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë. 

Kearns, në një fjalim në një seancë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deklaroi se armët kontrabandohen nga Serbia me autoambulanca dhe më pas shkarkohen në kishat ortodokse, duke shtuar se KFOR-i ishte në dijeni për këtë.

/GazetaSinjali/