image KFOR-i zhvillon stërvitje për qitje me armë: Për ta rritur aftësinë për ndërhyrje të shpejtë

Siguri

KFOR-i zhvillon stërvitje për qitje me armë: Për ta rritur aftësinë për ndërhyrje të shpejtë

news image

KFOR-i ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e qitjes me armë që po bëhen.

Misioni paqeruajtës i NATO-s njoftoi se stërvitjet u kryen “për ta rritur aftësinë për të ndërhyrë shpejt edhe në kushte stresi fizik”.

“Ushtarët kanë zhvilluar stërvitjen me qitje në poligonin “Voloire”, që ndodhet në zonën e pyllëzuar ngjitur me bazën e “Villaggio Italia”, për ta rritur aftësinë për të ndërhyrë shpejt edhe në kushte stresi fizik”, thuhet në njoftim.

KFOR-i kujton si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të “ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme” dhe se punon “në koordinim të ngushtë” me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/