Ushtarët italianë bashkë me trajnerët hungarezë nga Batalioni taktik i rezervave të KFOR-it, kanë mbajtur stërvitje kundër trazirave.
Përmes një njoftimi në Facebook është bërë e ditur se stërvitjet janë mbajtur në fshatin Maxhunaj, në kampin Novo Selo.
Me këto stërvitje ata kanë testuar gatishmërinë e tyre ndaj trazirave dhe rasteve kur përdoren kokteje molotovi.