Ushtarët bullgarë të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime të avancuara për përballimin e situatave të rrezikshme, siç janë fobia nga zjarri dhe kontrolli i turmave e trazirave.
Sipas njoftimit të misionit paqeruajtës, trajnimi është zhvilluar në kushte sa më reale, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë një përvojë të afërt me situatat e mundshme në terren.
“Ushtarët bullgarë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it, kryen trajnime për zjarrfobinë dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave. Trajnimi ishte planifikuar qëllimisht që të ishte sa më realist, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit të situatës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
KFOR-i thekson se këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar stabilitet dhe siguri në vend, duke vepruar në përputhje me mandatin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!