Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, kanë realizuar një futje ajrore të trupave këmbësore amerikane në mbështetje të një patrullimi të pavarur në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.
KFOR-i ka theksuar se ky stërvitje është jetike për ruajtjen e gatishmërisë dhe bashkëveprimit efektiv ndërmjet njësive të ndryshme, si dhe për të garantuar efektshmërinë e operacioneve të tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.
Ky lloj patrullimi ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Në një deklaratë, KFOR-i ka përsëritur angazhimin e tij në mbështetje të misionit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila daton nga viti 1999.
Ky angazhim synon sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Po ashtu, KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), për të mbajtur sigurinë dhe stabilitetin në përputhje me rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!