image KFOR-i lëshon njoftim pas fillimit të vendosjes në Jarinje dhe Bërnjak

Siguri

KFOR-i lëshon njoftim pas fillimit të vendosjes në Jarinje dhe Bërnjak

news image

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka lëshuar një komunikatë për media pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes Kosovë – Serbi, me të cilën sot në ora 08:00 ka filluar largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale nga Jarinja dhe Bërnjaku.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar hapat në mbështetje të impelementimit të marrëveshjes së fundit për de-eskalim në veri të Kosovës e arritur në mes të Prishtinës dhe Beoradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në përgjigje të zhvillimeve në veri të Kosovës, kanë rritur numrin e patrullimeve në rrugët të cilat janë bllokuar nga barrikadat.

“Duke filluar nga ky vikend, për dy javë rresht, KFOR-i do të qëndrojë përkohësisht në këtë zonë, në pajtim me marrëveshjen e përmendur dhe në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, për të siguruara një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

/GazetaSinjali/