image KFOR-i italian i dhuron pajisje mjekësore QKMF-së në Pejë

Kosovë

KFOR-i italian i dhuron pajisje mjekësore QKMF-së në Pejë

news image

Në këtë situatë të vazhdueshme me pandemi, trupat italiane të KFOR-it në Pejë, i kanë dalë në ndihmë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Zyra ndërlidhëse e KFOR-it italian me shoqërinë civile – CIMIC, të mërkurën i ka dhuruar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë pajisje të ndryshme mjekësore në vlerë prej mbi 4 mijë euro.

Në pakon e pajisjeve të dhuruara janë dy oksigjen formues, aparati për sterilizim, aparate për inhalim, tensimetra, pulsoksimetra dhe maska mbrojtëse./GazetaSinjali/