image KFOR-i hungarez shkakton aksident në Kaçanik, lëndohen pesë persona – përfshirë dy fëmijë 2 dhe 3 vjeç - Sinjali

KFOR-i hungarez shkakton aksident në Kaçanik, lëndohen pesë persona – përfshirë dy fëmijë 2 dhe 3 vjeç

news image

Një aksident në trafik ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Bajincë të komunës së Kaçanikut, ku si pasojë janë lënduar pesë persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra nga to është në pronësi të KFOR-it Hungarez, ndërsa tjetra është civile.

Si pasojë e lëndimeve të marra, pasagjerët e veturës civile janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve, shoferi i veturës civile është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, po ashtu burimet e Sinjalit brenda QKUK-së, thonë se në mesin e të lënduarve janë edhe dy vajza të vogla të moshave 2 dhe 3-vjeç, teksa bëhet e ditur se kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe po vazhdojnë të trajtohen në Klinikat e QKUK-së.

Ndërkohë Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me ç’rast shoferi i KFOR-it ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës ku ka goditur veturën në të cilën ndodheshin katër persona.

Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i veturës së KFOR-it, por që i njëjti ka pranuar vetëm ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga KFOR-i ndërsa ka refuzuar të marrë tretman mjekësor nga stafi shëndetësor i Emergjencës së Ferizajit dhe Shtërpcës të cilët kishin dalë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që Policia të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin