Sot në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, u zhvillua ceremonia për Ditën Kombëtare të Sllovenisë, e kryesuar nga gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i misionit të KFOR-it, dhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, shkruan Gazeta Sinjali.
25 qershori, Dita e Shtetit në Slloveni, përkujton vendimin historik të vitit 1991 për shpalljen e pavarësisë së vendit. Gjeneral Barduani vlerësoi guximin e popullit slloven dhe falënderoi kontingjentin slloven për kontributin e tyre në stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.
Ambasadorja Benedejčič shprehu respekt për përkushtimin e ushtarëve sllovenë ndaj paqes dhe kujtoi luftën e gjatë të Sllovenisë për liri.
KFOR-i, sipas mandatit të Rezolutës 1244 të OKB-së, vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në mbështetje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!