image KFOR-i deklarohet pas zhbllokimit të veriut të Kosovës - Sinjali

KFOR-i deklarohet pas zhbllokimit të veriut të Kosovës

news image

Pas zhbllokimit të veriut të vendit dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadave nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, janë vendosur trupat e KFOR-it që do të qëndrojnë aty për dy javë, në mënyrë që të monitorojnë situatën, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse, një zhbllokim i tillë është mirëpritur nga ana e KFOR-it, të cilët përmes një postimi në Twitter kanë shkruar se ata do të qëndrojnë në Jarinje dhe Bërnjak në mënyrë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes.

“KFOR mirëpret de-përshkallëzimin në pjesën veriore të Kosovës, dhe për dy javët e ardhshme do të mbajë një prani të përkohshme, të fuqishme dhe të shkathët në zonë, në përputhje me aranzhimin dhe KS të OKB-së R 1244, për të siguruar një siguri dhe siguri mjedisi dhe liri të lëvizjes”, kanë shkruar ata në Twitter.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin