Kampionia e Kosovës në futbollin e femrave, KFF Mitrovica ka zhvilluar sot ndeshjen e saj kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, ndonëse ishte në vazon bartëse dhe njihej si favorite, Mitrovica ka pësuar thellë në Rumani ndaj Farul Constanta.
Në takimin e luajtur në “Central Stadium Hagi Academy”, Mitrovica pësoi 4-0, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë nga klubi rumun.
Ndeshja e sotme u ndërpre edhe për disa minuta, pasi tifozët rumunë shpalosën flamuj të Serbisë, të cilat u desh t’i largonin pas kërkesës së delegates së UEFA-s.