image KFF Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e vajzave

Futboll

KFF Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e vajzave

news image

KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e vajzave.

Klubi mitrovicas ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur KFF Kosova (VR), me rezultat 7:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali

Kësisoj, futbollistet e klubit mitrovicas e mbyllin sezonin me kurorën e dyfishtë.

Paraprakisht, ato fituan titullin e kampionit në Superligë.

Dje gjithashtu u zhvillua edhe finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ku Ballkani mposhti Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.

/GazetaSinjali/