KF Tirana përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo.
Arsyetimi i skuadrës nga Shqipëria është ecuria jo e mirë e skuadrës në ndeshjet e fundit, shkruan Sinjali Sportiv.
Po ashtu, klubi e ka falënderuar trajnerin për kontributin e dhënë.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!