Ka reaguar edhe KF Malisheva lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të ish-lojtarit të tyre, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal.
Në reagimin e klubit thuhet se lajmi për vdekjen e tij është pritur me dhimbje të madhe dhe ka tronditur të gjithë.
Klubi shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e Bunjakut, duke theksuar se ai ka qenë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që e kanë njohur.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal. Lajmi na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Humbja e tij është e madhe dhe dhimbja e papërshkrueshme. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë!”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!