image Kevin Durant infektohet me koronavirus

Basketboll

Basketboll/ Kevin Durant infektohet me koronavirus

news image

Ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant ka testuar pozitiv për koronavirusin.

Dy here MVP i NBA Finals i cili nënshkroi me Nets gjatë verës tha që ndjehet mire.

“Të gjithë të jenë të kujdesshëm, të kujdeseni për veten dhe karantinën. Ne do të kapërcejmë këtë, ” – tha ai për Athletic.

Tre lojtarë të tjerë të Brooklyn Nets kanë testuar gjithashtu pozitivë për koronavirusin, njoftoi ekipi të martën.

Lojtarët e tjerë nuk u emëruan nga ekipi, por janë izoluar dhe janë nën kujdesin e mjekëve të ekipit.