image Këto zona të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë

Kosovë

Këto zona të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë

news image

Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të disa punimeve teknike në fabrikën e Badocit, të planifikuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

E zonat që do të preken nga ndërprerja janë: Matiqani, Bregu i Diellit, lagjja 28, Hajvalia, Veterniku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/