image Këto tri shenja të horoskopit, shtatori do t’i gjejë në çift

Modë & Stil

Astrologji/ Këto tri shenja të horoskopit, shtatori do t’i gjejë në çift

news image

Astrologët kanë dhënë lajme të mira për tri shenjat e horoskopit për muajin shtator.

Sipas tyre, personat që i përkasin shenjave të horoskopit si: Dashi, Virgjëresha dhe Ujori, muaji shtator do t’i gjejë në çift e të lumtur.

Ja çfarë parashihet për këto shenja për muajin shtator:

Dashi

Ky muaj është shumë i bukur në fushën e ndjenjave, aq sa do t’i nxitni të gjithë ata që s’besojnë në dashuri të bëjnë hapa para. Është e vërtetë që yjet ju ndihmojnë, por nëse do të mbylleni në shtëpi, asgjë nuk do të ndodhë. Periudhë interesante për zemrat e vetmuara që janë duke bërë njohje të reja. Miqësitë e krijuara në fund të gushtit mund të ndryshojnë status.

Virgjëresha

Ky muaj do t’ju dhurojë shumë vetëkënaqësi. Favorizohen personat që janë prej kohësh vetëm dhe të zhgënjyer nga dashuria. Planifikoni pushime argëtuese, këto ditë të shtatorit sepse shumë planetë do të përqendrohen në shenjën tuaj. Mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe të mos jeni pesimistë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dinë mjaft mirë të vënë në punë mendjen dhe jo të dashurohen vetëm falë aspektit fizik.

Ujori

Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse gushti ka qenë problematik, shtatori do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit./Sinjali/