Një numër pacientësh kanë raportuar simptoma që tregojnë se koronavirusi ka prekur si veshët ashtu edhe dëgjimin e tyre.
Disa nga këto simptoma përfshijnë humbjen e dëgjimit dhe tringëllimë në veshët, dhe simptoma të tilla si marramendja dhe problemet e ekuilibrit tregojnë se virusi SARS-CoV-2 ka prekur edhe veshin e brendshëm.
Një studim i ri ka konfirmuar gjithashtu se virusi me të vërtetë mund të infektojë veshin e brendshëm dhe qelizat e epitelit ndijor, të cilat të dyja janë thelbësore për dëgjimin dhe ekuilibrin, raporton Medicalxpress.
Studiuesit kanë qenë në gjendje të vërtetojnë se virusi në fakt mund të infektojë veshin e brendshëm. Modeli i infeksionit i gjetur nga studiuesit në mostrat e indeve duket se korrespondon me simptomat e vërejtura në një grup prej 10 pacientësh me COVID që raportuan simptoma të lidhura me veshin.
Nëntë pacientë raportuan tringëllimë në veshë, gjashtë kishin marramendje dhe të gjithë përjetuan humbje të lehtë të dëgjimit.
Edhe pse ky studim tregon një lidhje të fortë mes COVID-19 dhe problemeve të dëgjimit dhe ekuilibrit, ende nuk dihet se sa pacientë i kanë përjetuar këto probleme./GazetaSinjali/