image Këto lagje të Zonës Industriale do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në mëngjes

Sociale

Këto lagje të Zonës Industriale do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në mëngjes

news image

“KRU Prishtina” ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme është dëmtuar gypi i ujit në lagjen ” Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit ishin në vendngjarje për sanimin e tij.

“Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetë të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm do të mbesin lagjet: ” Prroi i Njelmët” Zona Industriale, deri te rrethi i lagjes ” Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

“Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin!”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/