“KRU Prishtina” ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme është dëmtuar gypi i ujit në lagjen ” Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit ishin në vendngjarje për sanimin e tij.
“Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetë të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm do të mbesin lagjet: ” Prroi i Njelmët” Zona Industriale, deri te rrethi i lagjes ” Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë.
“Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin!”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/