Disa pjesë të Prishtinës do të mbesin pa ujë nesër, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, shkruan Gazeta Sinjali.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se pa ujë të pijshëm do të mbesin Rruga e “Shkupit”, rruga ”Mulla Zekë Bërdynaj” dhe rruga ”Riza Cerova”, në Prishtinë.
Rrjeti i ujësjellësit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshme për intervenim të pandërprerë. /Gazeta Sinjali/