image Këto janë vetitë zbardhuese të pastës së dhëmbëve me karbon të aktivizuar - Sinjali

Këto janë vetitë zbardhuese të pastës së dhëmbëve me karbon të aktivizuar

news image

Karboni i aktivizuar mjekësor është përbërës i përdorur në shumë preparate për qëllime të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa vite më parë karboni i aktivizuar zuri një vend të rëndësishëm në industrinë e estetikës.

Karboni i aktivizuar është i njohur si ilaç për problemet me tretjen, efekti i tij detoksifikues dhe vetitë pastruese shumë të mira theksohen gjithnjë e më shumë.

Përderisa, shampo, maska, ujëra dhe tonerë për larjen e fytyrës po bëhen gjithnjë e më popullorë, tashmë edhe pastat e dhëmbëve janë shfaqur në tregje, shkruan yahoo.com, transmeton Gazeta Sinjali.

Një numër teknikësh dhe dentistësh dentarë po zbulojnë se pasta me karbon të aktivizuar, pastron njollat në dhëmbë shumë mirë.

Por, ata thonë se karboni pastron vetëm disa lloje njollash dhe nuk është i përshtatshëm për raste më të rënda dhe nuk rekomandohet si zëvendësim për trajtimin e duhur mjekësor ose të bukurisë.

Theksohet se ata nuk duhet ta teprojnë me procedurat mekanike, duke fërkuar me një furçë.

Karboni i aktivizuar zvogëlon dhe heq në mënyrë të sigurt njollat e kafesë, çajit, verës dhe pllakun dentar.

Teknikët dhe dentistët dentarë thonë se është e mjaftueshme të lani dhëmbët vetëm herë pas here, dy deri në tre herë në javë me pastë dhëmbësh me karbon të aktivizuar./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin