Në mbledhjen e sotme të rregullt, Qeveria Hoti miratoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Sinjali.
Unanimisht kabineti qeveritar miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillimi të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për Reagim Emergjent ndaj COVID-19.
Po ashtu, qeveria miratoi projektligjin për deminim humanitar, të propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Ndërsa, me propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, u miratua udhëzimin administrativ për njohjen e dokumenteve të huaja.
Kabineti qeveritar mori vendim edhe për ndarjen e 20 mijë eurove për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e N.M., gruas që dyshohet se u vra me shufër metalike nga bashkëshorti i saj në fshatin Berivojcë, në Kamenicë./Gazeta Sinjali/