image Këto janë ushqimet që mund të ndikojnë në uljen e stresit

Ushqime

Këto janë ushqimet që mund të ndikojnë në uljen e stresit

news image

Nivelet e stresit shpesh mund të jenë të larta, por ajo që zgjedhim të hamë mund të ndihmojë në uljen e stresit.

Marrja nën kontroll e stresit me ushqimet që hamë mund të ndihmojë për të luftuar inflamacionin në të gjithë trupin si dhe nivelet e ngritura të hormonit kortizol, i cili përndryshe mund të çojë në sheqer të lartë të gjakut, rritje të oreksit dhe shtim në peshë.

Këtu janë disa sugjerime të ushqimeve për t’ju ndihmuar të jetoni pa stres, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Peshku

Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të njohura si DHA (acid dokosaheksaenoik) dhe EPA (acid eikosapentaenoik), të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit.

Konsumoni më shumë vitaminë C

Ushqime të tilla si speci i kuq dhe jeshil, portokall, grejpfrut dhe kivi janë të pasura me vitaminë C, e cila në doza të larta ka efekte antidepresive dhe përmirëson gjendjen shpirtërore dhe mund të jetë e dobishme në trajtimin e çrregullimeve të lidhura me stresin. Kërkime të tjera kanë zbuluar se vitamina C mund të ndihmojë në uljen e ankthit tek nxënësit e shkollave të mesme.

Zgjidhni karbohidrate të shëndetshme

Karbohidratet mund të ndihmojnë për të rritur prodhimin e serotoninës në tru, e cila është thelbësore në ndikimin e humorit tonë.

Serotonin është një neurotransmetues që është përgjegjës për lumturinë dhe mirëqenien,” tha Porrazza.

Ushqimet e pasura me magnez

Shumë herë kur jeni të stresuar, nivelet tuaja të magnezit mund të zbrazen, sipas McKittrick.

“Nëse keni një dietë të mangët në magnez, kjo mund të ngrejë hormone të stresit, kështu që është e rëndësishme të hani ushqime të pasura me magnez, si perime me gjethe jeshile, arra dhe fara; bishtajore; dhe drithëra”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/