image Këto janë tri shtetet ku çmimi i naftës s’kushton as një cent

Botë

Këto janë tri shtetet ku çmimi i naftës s’kushton as një cent

news image

Çmimi i naftës ka arritur shifra rekorde në shumë vende të ndryshme të botës, e po ashtu edhe në Kosovë.

Mirëpo, në tri shtete të tjera çmimi i naftës është aq i lirë sa që nuk kushton as një cent.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.010 cent; në Venezuelë 0.025 cent, ndërsa në Libi 0.033 cent.

Në Kroaci, një litër naftë vlerësohet se kushton 1.67 euro, në Shqipëri 1.77 euro, në Serbi 1.70 euro. Në Mal të Zi një litër naftë kushton pak më lirë: 1.62 euro, ndërsa edhe më lirë është në Bosnjë: 1.49 euro.

Ndër vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut vlerësohet se e ka çmimin më të lirë për një litër naftë: mesatarisht 1.34 cent.

Tri vendet me çmimin më të shtrenjtë për një litër naftë vlerësohet të jenë Norvegjia me 2.23 euro, Suedia me 2.38 euro dhe Hong Kongu me 2.40 euro.

/GazetaSinjali/