image Këto janë tri parimet e panegociueshme të Kosovës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Kosovë

Këto janë tri parimet e panegociueshme të Kosovës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot gjatë ditës ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj-Stublla pas këtij takimi në një konferencë për medie tha se tani është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo bëri thirrje tek shteti serb që të respektojnë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

“Rreth dialogut me Serbinë jam e lumtur që me ministrin Cakaj ndaj të njëjtën bindje se është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke duke respektuar tri parimet të cilat i përsërisë gjithmonë. Tri parimet e dakorduara me koalicionin qeverisës të Qeverisë Hoti të cilat janë integriteti territorial, rendi kushtetues dhe karakteri unitar I Republikës së Kosovës“, tha ajo.

Ndërsa, homologu i saj, Gent Cakaj u pajtua se tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë janë të panegociueshme.

Duke vënë theksin e veçantë dialogun me Serbinë ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje dhe tri parime janë të panegociueshme viza vizë natyrisht çështja e njohjes së ndërsjellët, respektimi i integritetit territorial të Kosovës dhe tre i rendit kushtetues. Kosova dhe Shqipëria nuk do mend e mbase nuk ka nevojë as për ta theksuar duhet të flasin me një zë jo vetëm karshi zhvillimeve në rajon por edhe më gjerë“, theksio Cakaj./Gazeta Sinjali/