Trupi ynë na dërgon sinjale të qarta kur një vitaminë mungon. Nëse vëreni ndonjë simptomë të çuditshme që nuk ka ndodhur deri më tani, dijeni që trupi juaj po sinjalizon se i mungon një vitaminë ose mineral.
Mungesa e vitaminës D përfshin ndjenjën e lodhjes, humorit të keq, por ka disa simptoma të tjera që nuk duhet t’i lini pas dore. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit tonë dhe ka një ndikim serioz në shëndet nëse ajo mungon.
Vitamina e pamjaftueshme mund të çojë në dobësim të muskujve, lodhje dhe madje probleme psikologjike, transmeton KosovaPress.
Këto janë 6 simptomat e zakonshme që i mungojnë trupit tuaj në këtë vitaminë të çmuar:
Humor i keq
Frakturë kockore
Dhimbje në kockë dhe nyje
Djersitje e kokës
Lodhje dhe rraskapitje
Shërimi i ngadaltë i plagës
Ndryshe, vitamina D prodhon një përbërës të rëndësishëm për krijimin e lëkurës së re si pjesë e procesit të shërimit. Besohet se ka një efekt në proceset inflamatore, si dhe përfshirjen në luftën kundër infeksioneve.