image Këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e së hënës

Politikë

Këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e së hënës

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të hënën duke filluar nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar rendin e ditës për këtë seancë ku janë 11 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Kuvendi do të votojë për parimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në rritje të pagës minimale procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore personale vjetore.

Gjithashtu do të bëhet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe shqyrtime të tjera.

/GazetaSinjali/