Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të hënën duke filluar nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar rendin e ditës për këtë seancë ku janë 11 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kuvendi do të votojë për parimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në rritje të pagës minimale procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore personale vjetore.
Gjithashtu do të bëhet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe shqyrtime të tjera.