image Këto janë pasaportat që hapin të gjitha dyert

Botë

Këto janë pasaportat që hapin të gjitha dyert

news image

Një njeri i zakonshëm mund të mbajë me siguri një pasaportë, ndoshta edhe dy nëse ka nënshtetësi të dyfishtë. Por janë disa pozicione pune të veçanta, si diplomacia, hetuesia ose politika, përmes të cilave mund të përfitoni dokumente udhëtimi që hapin më shumë dyer.

Më poshtë po rendisim disa nga pasaportat jo standarde që ekzistojnë.

Pasaportat diplomatike

Çfarë janë? Pasaporta diplomatike u jepet diplomatëve të shteteve dhe ambasadorëve të vendosur në vende të huaja.

Cilat janë përfitimet? Shpesh hiqet detyrimi për pajisjen me vizë, për të siguruar kalim të lehtësuar. Diplomatët shpesh gëzojnë edhe imunitet diplomatik. Ndërsa me raste, edhe familjarët e tyre mund të marrin pasaporta diplomatike.

Të veçanta: Në Mbretërinë e Bashkuar, ekziston një pasaportë e veçantë diplomatike, që mban vulën Shërbimi i Lajmëtarëve të Mbretëreshës. Ky është një grup elitar korrierësh, të cilët dërgojnë materiale diplomatike të klasifikuara, prej 800 vitesh.

Pasaportat e presidentëve dhe kryeministrave

Pasaporta të tjera zyrtare ose speciale

Çfarë janë? Pasaportat zyrtare (siç quhen në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar), ose speciale (siç quhen në Kanada) u jepen senatorëve, deputetëve, zyrtarëve ushtarakë dhe nëpunësve të ndryshëm të qeverisë të cilët nuk janë diplomatë të mirëfilltë, por duhet të udhëtojnë drejt një ambasade të shtetit të tyre ose kanë një mision zyrtar.

Dokumentet e udhëtimit të Interpolit

Çfarë janë? Këto dokumente u lëshohen ekskluzivisht nëpunësve të Interpolit, dhe prodhohen në dy formate të ndryshme: në formën e një libreze me një pasaportë elektronike dhe në formën e një karte identiteti. Në të dy rastet, dokumentet përmbajnë një mikorçip të integruar, ku ruhen informacionet personale të mbajtësit të tyre, si gjurmët e gishtërinjve, dhe një fotografi identike me atë të printuar në dokument.

Lejekalimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Çfarë janë? Anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera të ndryshme brenda OKB-së, mund të përfitojnë një dokument të tillë. Të futura në qarkullim fillimisht në vitin 1946, këto lejekalimet u bënë elektronike në vitin 2012. Ka dy lloje lejekalimi të OKB-së: blu dhe të kuqe, kjo e fundit për anëtarët e nivelit më të lartë.

Personat që nuk kanë fare nevojë për pasaportë

Thuajse të gjithë anëtarët e familjeve mbretërore mbajnë pasaportat e tyre gjatë udhëtimeve, përveç mbretërve apo mbretëreshave. Në faqen zyrtare në internet, të familjes mbretërore angleze thuhet se Mbretëresha Elizabeth II nuk mund të ketë një pasaportë, pasi të gjithë pasaportat britanike lëshohen “në emër të madhërisë së saj”, dhe kjo e bën të panevojshme që ajo t’i lëshojë pasaportë vetes.

Po Papa? Si sovran i Shtetit të Vatikanit, Papa ka një pasaportë të veçantë të Selisë së Shenjtë. Por në vitin 2014, pak kohë pasi u zgjodh në krye të Kishës Katolike, ai ndërmori hapin e pazakontë dhe rinovoi kartën e identitetit dhe pasaportën argjentinase, duke udhëtuar si një qytetar i thjeshtë pa privilegjet që sillte pasaporta e Vatikanit.

/GazetaSinjali/