image Këto janë parashikimet e astrologës britanike, tregon se çfarë do të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm

Kuriozitete

Këto janë parashikimet e astrologës britanike, tregon se çfarë do të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm

news image

Jessica Adams pretendon se ajo ka parashikuar pandeminë e koronavirusit, por pavarësisht daljes në publik me shqetësimet e saj, askush nuk e kishte besuar. Kurse tani ajo ka ndarë mendimet e saj për atë që do të vijë, duke përfshirë Meghan Markle, Donald Trump dhe ndryshimin e klimës.

Astrologia, Jessica Adams ishte e sigurt në parashikimin e saj se një “virus do të prishte botën”, madje ajo kishte filluar të përgaditej.

Data ishte 10 janari 2020, ku sipas saj do të bëhej data e vdekjes së parë nga Covid-19.

Duke thënë se “e dinte se çfarë po vinte”, ajo anuloi një festë të madhe të rezervuar për mars, u largua nga shtëpia e saj në Londër dhe u zhvendos në Tasmania, ku ajo ende jeton me dy qenë dhe një pulë.

Një tjetër parashikim i saj ishte edhe rreth datës 1 tetor , pikërisht ditën kur Donald Trump u diagnostikua me Covid.

Ndërsa këto parashikime, tani dolën si të vërteta, ajo ka ndarë vizionet e saj për të ardhmen me Daily Mail – përfshirë Krishtlindjet 2020, dramën e familjes mbretërore dhe zgjedhjet në SHBA.

Koronavirus

Jessica beson se do të merremi me Covid-19 për një kohë të gjatë.

Ajo mendon se nuk do të ketë një vaksinë, kështu që ne “do të mësojmë të jetojmë me të”.

Krishtlindjet

Nuk është e gjitha dënim dhe errësirë, ajo mendon se Krishtlindja do të jetë “fantastike” këtë vit.

Ajo beson se gjërat do të fillojnë të ndryshojnë rreth katër ditë para festës së madhe.

Familja mbretërore

Sipas saj, nuk do të ketë një ribashkim midis Princave William dhe Harry, shumë shpejt.

Ajo beson se Meghan Markle dhe Harry do të investojnë në kafe, çokollatë ose mish.

Adoleshentët

Jessica pretendon se adoleshentët do të jenë në qendër të vëmendjes nga 2023-ta dhe do të “vijnë në pushtet shumë shpejt”.

Ajo thotë se do të “mahnitemi nga shpejtësia e lëvizjes së tyre”.

Zgjedhjet në Sh.B.A.

Gjërat nuk do të zhvillohen normalisht dhe zgjedhjet mund të vonohen.

Por Amerika do të ketë një udhëheqës të ri, ajo thotë se nuk është një lajm i mirë për Donald Trump – duke thënë se ai nuk është President.

Brexit

Parashikimet e saj për Brexit janë goxha ekstreme, duke pretenduar se do të rezultojë në ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar në katër vende.

Ajo thotë se ia vlen të vendosni “janarin 2021” në ditarët tuaj.

Me sa duket, ajo do të “shtyjë Britaninë përsëri atje ku ishte 2,000 vjet më parë, para pushtimit Romak”.

Ndryshimet klimatike

Emergjenca e ndryshimit të klimës do të ketë mbaruar deri në vitin 2026.

Dhe Greta Thunberg do të gëzojë një jetë normale. /Gazeta Sinjali/