image Këto janë masat e reja për secilën komunë që priten të votohen nga qeveria

Kosovë

Këto janë masat e reja për secilën komunë që priten të votohen nga qeveria

news image

Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë, pas rritjes së numrit të rasteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa ende nuk është marrë vendimi përfundimtar Gazeta Sinjali ka siguruar propozim-vendimin, ku thuhet se masat e reja do të merren varësisht nga numri i rasteve në secilën komunë.

Komunat të cilat janë me rrezik të ulët të infeksionit, pra nga 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës kategorizohen me ngjyrë të gjelbër dhe merren këto masa:

-operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 19:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

-transporti publik lejohet  të punoj deri në 50% të kapaciteteve duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid19;

-taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (deri në tre nëse janë anëtarë të familjes) duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid 19;

-qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 19:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

-veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 19:00, përveç shërbimit” merrë me vete” dhe  “porosi me dërgesë”.

Kurse komunat me rrezik të mesëm të infeskionit prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë, kategorizohen me ngjyrë të verdhë dhe merren këto masat:

-operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

-shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me  shërbim “merr me vete” dhe “porosi-dërgesë”;

-të reduktohet stafi punonjës në institucione publike dhe private;

-transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid19;

taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (tre nëse janë anëtarë të familjes), duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19;

Ndërkaq në komunat me rrezik të lartë të infeksionit, që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 banorë, brenda javës kategorizohen me ngjyrë të kuqe dhe merret vendim për këto masa:

ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve  në territorin e komunës përkatëse, përveç:

Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

kompanitë ndërtimore;

operatorët që kryejnë punë publike;

taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (tre nëse janë anëtarë të familjes);

puna e gastronomisë ndalohet përveç shërbimit “mere me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirë të cilët janë të vendosur në hotel”;

ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare;

ndalohet shërbimi i tekstilit, teknikës së bardhë dhe të tjera në markete, me përjashtim të sektorit të produkteve ushqimore;

institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial;

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar posa Qeveria e Kosovës të marrë vendimin përfundimtar.

/GazetaSinjali/