image Këto janë dhjetë komunat me asnjë rast aktiv me koronavirus në Kosovë - Sinjali

Këto janë dhjetë komunat me asnjë rast aktiv me koronavirus në Kosovë

news image

Më 13 mars të vitit të kaluar, në Kosovë u regjistruan dy rastet e para pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

E prej atëherë Kosova ka pasur ulje e ngritje të shifrave sa i përket rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Aktualisht në Kosovë janë 323 raste aktive, ndërsa në dhjetë komuna të Kosovës nuk ka asnjë rast aktiv.

Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Ranillugu, Mamusha, Parteshi, Zubin Potoku, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani e Shtimja janë komunat të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.

Për 24 orë, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar dhjetë raste pozitive, 13 të shëruar dhe asnjë i vdekur.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin