Sot ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave nga Qendra për Numërim e Rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 252 vota nga diaspora, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 32 vota.
Diaspora e ka renditur Lidhjen Demokratike të Kosovës të tretën me 4 mijë e 287 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1 mijë e 112 vota, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka fituar vetëm 438 vota.
Bazuar në këto të dhëna, disa subjekte politike të komuniteteve nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora, ato janë: GI SPO, SDS, Srpska Lista dhe JGP.
Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen nesër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/