image Këto janë fjalët lamtumirëse të Macronit për Merkelin

Politikë

Këto janë fjalët lamtumirëse të Macronit për Merkelin

news image

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për shërbimin e saj 16-vjeçar si diplomate evropiane.

Ai përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Merkelin.

“Faleminderit e dashura Angela për angazhimin tënd për Evropën. Një cicërimë nuk është e mjaftueshme që të përmblidhen 16 vite angazhim. Andaj, do të doja të përmendja një datë që do të dëshmonte përgjithmonë vizionin tuaj: 21 korriku i 2020’ës, si dhe miratimi i planit Europian të rindërtimit”, ka shkruar ai.

Më 21 korrik, udhëheqësit e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje mbi një plan masiv stimulues për ekonomitë e dëmtuara nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/