image Këto janë dy viktimat nga Rahoveci që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

Diasporë

Këto janë dy viktimat nga Rahoveci që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave janë edhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Krahas tyre gjatë ditës së sotme u konfirmua vdekja e shoferit të autobusit, Naser Sylmetaj nga Gjakova, si dhe Erlinda dhe Valentina Binakaj, nënë e bijë nga Gjakova.

Postimi i plotë

Me të marrë lajmin tronditës, për humbjen e jetëve të dy bashkëqytetarëve tanë nga aksidenti i sotëm, kam marrë rrugën për në Kroaci, që të solidarizohem me familjarët e bashkëatdhetarët tanë në këto momente të rënda.

Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne.

Familjeve Kastrati dhe Bellanica u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar!

Poashtu, më lejoni të ju njoftoj se gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Skënder Hoxha, të cilët i falënderoj për kujdesin dhe interesimin e tyre!

Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre dhe perspektivën për një jetë më të mirë!

Shërim të shpejtë të lënduarve!

Kujtimi dhe Anjeza, pushofshin në paqe!

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave për humbjen e më të dashurve të tyre!

SL

/Gazeta Sinjali/