image Këto janë dy familjet që u përfshinë në plagosjen në qendër të Klinës

Siguri

Këto janë dy familjet që u përfshinë në plagosjen në qendër të Klinës

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, sot, rreth orës 13:40 në qendër të qytetit të Klinës. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që Sinjali ka zbuluar detaje të reja se si ndodhi rasti.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjithçka ndodhi pas një fjalosje që u shkaktua në zyrën e një avokati.

Fillimisht, burimet thonë se pjesëtarë të familjes Gashi dhe një shtetas serb kanë qenë te avokati në fjalë, para se të arrinte edhe familja tjetër, Daka, kur edhe eskaloi përleshja në përdorimin e armës.

Sipas informatave të para, familja Daka, që merret me shitjen dhe blerjen e pronave të ndryshme, nisi një zënkë me avokatin, te i cili kishin shkuar.

Për të mos u përshkallëzuar situata, Sinjali mëson se familja Gashi kishte ndërhyrë që të qetësonte gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Një pjesëtar i familjes Daka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një anëtar të familjes Gashi, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, edhe një anëtar i familjes Daka ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, por që ende nuk dihet se a është shkrepur vetëm nga një revole.

Burimet e Sinjalit brenda Spitalit të Pejës, ku janë dërguar të lënduarit, kanë bërë të ditur se mjekët janë duke intervenuar dhe se dy personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

/GazetaSinjali/