Një 12-vjeçar thotë se është me fat që është gjallë pasi një sustë metalike nga një trampolinë iu ngul në shpinë.
Jamie Quinlan, nga Lincolnshire, po hidhej nga një trampolinë kur susta metalike iu ngul në kurriz.
Ai tha se kishte një ndjesi shumë të çuditshme në shpinë, ndjekur nga shumë dhimbje.
Ndërsa babait të tij, Ian gati sa nuk i pushoi zemra dhe u ul në gjunjë kur pa incidentin.
Jamie u shpreh se: “Jam me fat që susta u shkëput pasi gjërat mund të kishin shkuar akoma më keq.”
Djali u dërgua në spital me sustën ende të ngulur në shpinë, që iu hoq pas një operacioni.
12-vjeçari po luante me disa fëmijë të tjerë kur i erdhi ideja që të hidheshin në trampolinë në të njëjtën kohë.
Por tregoi se nuk e kishte idenë që susta i kishte shqyer trikon dhe ishte ngulur në shpinë./Sinjali/